Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN NË BOTËROR/ Barcelona hidhet në sulm për mesfushorin e Chelseat

Pas largimeve të Andres Iniesta dhe Paulinho, skuadra e Barcelonës është vënë në kërkim të një mesfushori për të kompletuar repartin e mesit të fushës dhe objektivi kryesor i skuadrës “blaugrana” është francezi i Chelsea, N’Golo Kante. Ky i fundit konsiderohet s ii përshtatshëm për skuadrën kampione të Spanjës, që po insiston për të marrë lojtarin që aktualisht luan me Chelsea, në Premier League.

Për të arritur të Kante, skuadra e Barcelonës ofron në shkëmbin lojtarin Andre Gomes dhe parà, por vështirë se kjo situatë zhbllokohet para javës së ardhshme, pasi mesfushori francez është i impenjuar me kombëtaren franceze në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Problem tjetër është ardhja e trajnerit Maurizio Sarri te stoli i Chelsea dhe çdo lëvizje do të behet vetëm me miratimin e trajnerit italian.

Related posts

TË JASHTËZAKONSHËM/ Nuk përmbahet dyshja Benzema-Hazard, realizojnë dy SUPER GOLA ndaj Alaves (VIDEO)

Delo.autor

SARRI KRENOHET ME TË SHKUARËN E TIJ/ Me mua Napoli mori 91 pikë, më shumë se kaq…

Isa.Autor

E BUJSHME/ MILANI hidhet në sulm “frontal” për “yllin” kroat të REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment