Futboll Seria A Sport

E HABITSHME/ Juventusi merr mbrapsht gjysmën e shumës që pagoi për Ronaldon

Cristiano Ronaldo është një investim i sigurt. Mund të duket e pabesueshme por vetëm pak ditë nga zyrtarizimi i tij si lojtar i Juventusit, klubi italian ka arritur të marrë mbrapsht gjysmën e shumës prej 105 milionë Eurosh që ka shpenzuar për ta blerë nga Real Madrid.

Vetëm një ditë pasi kanë dalë në shitje fanellat e reja me numrin 7 dhe emrin e Ronaldos në shpinë, janë shitur 500 000 të tilla dhe kjo vetëm përmes faqes zyrtare në internet të klubit.

Nga një raportim i medieve italiane thuhet se fanella e Ronaldos është në listën e 20 më të porositurave në faqen e Adidas dhe me një çmim prej 104 Eurosh për copë, duket se shpejt i gjithë shpenzimi i kryer për të sjellë legjendën e Real Madrid në Torino do të kthehet mbrapsht.

Të hënën, një ditë pas finales së Kupës së Botës, portugezi do të prezantohet në Torino, pasi kaloi disa ditë pushimi me familjen dhe të dashurën Georgina Rodriguez për të harruar zhgënjimin e eliminimit të Portugalisë që në fazën e 1/8-ave në Botërorin rus.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, udhëtoi në Greqi për ta takuar vetë lojtarin dhe aty duket se u arrit edhe akordi përfundimtar, ndërkohë që mediet italiane raportuan edhe për një telefonatë mes CR7 dhe trajnerit Max Allegri.

Ronaldo largohet nga Real Madrid pas 9 vitesh ku ka shënuar 450 gola, duke fituar 4 herë trofeun e Champions League dhe dy herë titullin kampion në Spanjë.

Related posts

TRAJNERI GEGA VAZHDON MERKATON/ Partizani me goditje blic, ish-sulmuesi i kombëtares afër “Demave”

Delo.autor

Jo vetëm Guri surprizë, Panucci risi tjetër në sulmin kuqezi

Sadik.Autor

Chelsea gati të ofrojë Batshuayi plus 25 milionë € për Pulisic

Sadik.Autor

Leave a Comment