Futboll Gossip Sport

Sergio Ramos harron dështimin e Botërorit, shijon pushimet me familjen (FOTO)

Sergio Ramos ka bërë çmos të kthejë humorin pas Kupës së Botës duke shijuar pushime relaksuese me familjen në prag të sezonit. Kapiteni i Real Madrid ka postuar në Instagram ditën e premte një fotë nën rrezet e diellit në një vend që nuk tregohet, bashkë me gruan e tij Pilar Rubio dhe dy djemtë Sergio Ramos Jnr dhe Marco.

Ramos dhe prezantuesja e TV Rubio kanë që prej 2012 që janë bashkë dhe djali i tyre i tretë Alejandro lindi marsin e kaluar. Familja pozon mbi gurë të mëdhenj, teksa Ramos dhe Rubio gjithashtu kanë treguar foto me bijtë e tyre mbi një varkë. “Pushime me familjen: pushimet më të bukura. Ju dua!”

Related posts

TRAGJIKE NË RING/ Mundësi shembet në tokë pas dy goditjeve të kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

GOLI I VITIT/ Eden Hazard kalon Chelsean në epërsi ndaj Liverpoolit (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇDO GJË DO TË ZGJIDHET”/ Idrizi bisedë me Moçkën dhe Ribajn: Dilni në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment