Futboll Sport

TË BINDUR TEK SUKSESI/ Franca ndihet kampione, gati fanella me dy yje

Francezët duan të jenë të përgatitur në rast triumfi në Botërorin e Rusisë. Sponsori teknik i “bluve”, Nike, ka nisur prodhimin e fanellave të reja me dy yje, që simbolizojnë dy tituj botërorë të fituar.

Faqja “Footy Headlines” e specializuar në zbulimin dhe prezantimin e fanellave të reja, publikoi uniformën që është përgatitur. Fotografia konfirmon se cila do të jetë fanella e re e Francës në rast suksesi ndaj Kroacisë.

Nike ka bërë gati 20 mijë fanella, të cilat do të hidhen në treg menjëherë pasi Franca të fitojë Kupën e Botës. Gjithmonë nëse Kroacia nuk rezervon ndonjë surprizë të bukur.

Related posts

E PAFALSHME/ Penalltia e humbur mund t’i kushtonte titullin, shikoni momentin kur Neymar bëhet gazi i botës (VIDEO)

Delo.autor

PRAG EKSODI TEK KUKËSI/ 6 lojtarë pa kontrata, mbrojtja drejt zbrazjes totale

Delo.autor

Allegri tregon cilës skuadër i frikësohet në Champions

Q.Autor

Leave a Comment