Futboll Sport

Lajme të këqija për Dalic, ylli i Kroacisë është në dyshim për finalen

Kroacia rrezikon të mos ketë në fushë në finalen e Kupës së Botës ndaj Francës një nga lojtarët e saj kryesorë, sulmuesin Ivan Perisic. Futbollisti i Interit në kampionatin italian nuk është stërvitur sot në seancën e fundit stërvitore dhe konfirmohet se ka një problem në kofshë, që mund ta lërë jashtë fushës nesër në finale. Trajneri Dalic, në konferencën për shtyp, u shpreh se do të hedhë në fushë vetëm lojtarët që janë në 100% të formës, çka lë të mendosh se Perisic do të mungojë nesër në finalen e madhe që luhet në Moskë.

Perisic nuk është stërvitur në dy seancat e fundit stërvitore dhe duket së dëmtimi që ka në kofshë është serioz, por trajneri Dalic shpreson që gjatë orëve në vazhdim situata të përmirësohet. Stafi mjekësor e ka nën monitorim lojtarin, duke u përpjekur që ta rikuperojë atë për finalen që do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”. Perisic është një nga lojtarët kryesorë të Interit, vendimtar me paraqitjet e tij dhe në rast se do të mungonte do të ishte një humbje e madhe për trajnerin Dalic, që duket se ka nisur të ketë dhimbjet e para të kokës para finales.

Related posts

ZYRTARIZON AFRIMIN E TRETË/ Christian Eriksen firmos me Inter deri në 2024, ja sa do të përfitojë

Delo.autor

KUSHTI I “FRIKSHËM” I MESSIT/ Barcelona tronditet nga themelet

F.autor

Arrihet marrëveshja/ Sulmuesi brazilian lajmëron kalimin në Serie A te…

Sadik.Autor

Leave a Comment