Sport Të tjera

Angelique Kerber “mbretëresha” e Wimbledonit, mund Serena Williams në finale

Tenistja gjermane Angelique Kerber ka fituar grand slemin e Wimbledon për femra, pas fitores 2-0 (6-3, 6-3) në finale ndaj rivales amerikane Serena Williams, një hakmarrje pas finales së humbur dy vite më parë në fushën me bar të turneun londinez. Takimi pati vetëm një protagoniste, 30-vjeçaren Kerber, superiore në çdo drejtim në fushë karshi 36-vjeçares Serena Williams, që u duk e lodhur dhe mbi të gjitha bëri shumë gabime. Për tenisten gjermane ky është grand slemi i tretë në karrierë pas atyre të fituara në vitin 2016 (Australian Open dhe US Open).

Që në pikët e para u pa qartë që Kerber do ta fitonte këtë sfidë finale edhe pse Serena Williams konsiderohej favorite. Tenistja amerikane dukej e lodhur në këtë finale dhe nuk arriti në asnjë koment të rivalizojë edhe pse hera-herës tregoi se është një kampione e madhe. Gabimet e shumta kushtëzuan këtë paraqitje të saj edhe pse dalja në finale 10 muaj pas lindjes së fëmijës është një sukses i madh për tenisten amerikane. Por Kerber ishte e përkryer në këtë finale, bëri shumë pak gabime dhe përfitoi nga situatat e krijuara për ta fituar ndeshjen.

Related posts

Hidhet shorti i Euro 2020/ Kombëtarja e femrave U-17 në grup me Greqinë (FOTO)

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Vaksinimi i futbollistëve me detyrim

Delo.autor

VDEKJA E EMILIANO SALA/ Tani Cardiff rrezikon shumë, pa sulmues dhe…

Delo.autor

Leave a Comment