Futboll Seria A Sport

Prapaskenat me Ronaldon, portugezi mund të përfundonte tek ky klub i Serie A

Corriero dello Sport ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante në lidhje me Cristiano Ronaldon. Menaxheri i portugezit, Horge Mendesh, para se të niste negociatat me Juventusin ka folur fillimisht me Napolin. Ai i ofroi Ronaldon ekipit të drejtuar nga “don” Karlo.

Marrëdhëniet e mira të Ronaldos me Ançelotin mund të ndikonin në arritjen e marrëveshjes. Ronaldo do ta dëshironte një ribashkim me ish-teknikun e tij te Real Madridi. Ata kanë patur relata shumë të mira dhe kanë respekt për njëri-tjetrin. Napoli nuk pranoi hapjen e negociatave me portugezin, pasi nuk ka fuqi ekonomike për një operacion të tillë.

Juventusi shpenzoi shifra të frikshme për portugezin, pasi pagoi 100 milionë euro për kartonin, 30-40 milionë euro për komisione dhe të tjera gjëra, pa harruar dhe rrogen e frikshme vjetore të Ronaldos. Presidenti i Napolit, De Laurentis, falenderoi menaxherin dhe i tha “jo”.

Related posts

E PABESUESHME/ YAYA TOURE afër TRANSFERIMIT te ekipi rival i Migjen BASHËS

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Zbulohet arsyeja e dështimit, “play station” mori në qafë Gjermaninë…

Isa.Autor

LIVE/ Starton ndeshja në Gjirokastër, Luftëtari dhe Tirana luajnë vetëm për 3 pikë

Isa.Autor

Leave a Comment