Futboll Premier League Sport

Manchester City kërkon mesfushorin kroat, Real vendos çmimin si pengesë

Pasi dështoi të merrte mesfushorin e Napolit, Jorginho, që u transferua te Chelsea, skuadra e Manchester City ka hedhur sytë te mesfushori kroat Mateo Kovacic, që luan me Real Madrid. Trajneri Pep Guardiola kërkon një përforcim në mesfushë duke parë impenjimet e shumtë ta skuadrës kampione të Premier League sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes britanike “Daily Star”, problem për të marrë lojtarin që luan në finalen e Botërorit me Kroacinë është çmimi i tij.

Skuadra “merengues” ka vendosur shumë preëj 90 milionë eurosh për të lënë të lirë lojtarin, një shumë disi e lartë për Kovacic, që nuk është titullar te Real Madrid dhe shumicën e kohës ka qëndruar në stol. Real kërkon ta mbajë me çdo kusht mesfushorin 24-vjeçar, që kërkon një sistemim të ri për të ardhmen, ku të aktivizohet më shumë. Duket se Real kërkon të arkëtojë sa më shumë nga shitja e lojtarëve të tij (mori 105 milionë euro nga shitja e Ronaldo), në mënyrë që të afrojë të tjerë yje në ekip.

Related posts

PARTIZANI NË KRIZË TË THELLË/ Trajneri Gega: Gabuam në një moment jo të duhur, pasi…

Delo.autor

MARRËVESHJA PSG-KEAN/ France Football zbulon prapaskenën

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Futbollisti shqiptar rezulton me COVID-19, i gjithë ekipi futet në karantinë. Shtyhen ndeshjet

Delo.autor

Leave a Comment