Champions League Futboll Sport

Ndeshja e kthimit me Valetan, KUKËSI zbardh axhendën e transfertës në Maltë

Ekipi i Kukësit do të luajë ditën e martë në orën 18:00 ndeshjen e kthimit kundër Valetas të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.

Verilindorët do të nisen drejt Maltës ditën e nesërme në orën 9:00, siç ka njoftuar vetë klubi në faqen zyrtare në Facebook. Kukësi shkon në këtë ndeshje me synimin e qartë të kalimit të turit, për të cilën i nevojitet një fitore ose barazimi me gola.

Kujtojmë se ndeshja e parë në Shkodër përfundoi në barazim 0-0, ndërkohë që sfida e kthimit do të jetë dhe debutimi zyrtar për trajnerin e ri Armando Cungu.

 

Related posts

Jose Mourinho dopio “vjedhje” në Seria A, Hysaj i pari në listë

Sadik.Autor

PRITJE E “ÇMENDUR”/ Shikoni si portieri Courtois shpëton Realin nga goli i sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Heynckes diskuton integrimin e Tolissos te Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment