Moto GP Sport

Marquez i pandalshëm, triumfon edhe në Gjermani, ndjek Yamaha me Rossi e Vinales

Marco Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Moto GP, zhvilluar në pistën e Sachsenring, duke bërë një tjetër hap përpara drejt titullit kampion bote. Piloti spanjoll i Honda triumfoi në një garë ku dominoi gjatë gjithë kohës, duke lënë pas italianin e Yamaha, Valentino Rossi. veteran bëri një garë të mirë, por për asnjë moment nuk arriti të duelojë me Marquez, që kishte një ritëm tjetër, një marsh më shumë. Në podium u ngjit edhe Yamaha tjetër e Maverick Vinales, që vetëm në xhiron e fundit arriti të parakalojë Petrucci, i katërti.

Kjo është hera e gjashtë që Marquez triumfon në pistën gjermane, një pistë ku ai ndihet komod, çka e tregoi edhe gara e fundit, ku spanjolli tregoi epërsi gjatë gjithë kohës. Piloti i Honda tregoi se është superior, duke u shkëputur dhe asnjë nuk ishte në ndjekje të rivalizonte, ndërkohë që Rossi u përpoq, por shpejt u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. Më e bukur beteja për vendin e tretë, ku në fund Vinales mposht Petruccin. Zhgënjen motori Ducati, në vendet 6-7 me Lorenzo e Dovizioso, që nuk ishin në gjendje të rivalizonin, sidomos në pjesën e dytë të garës.

Related posts

NGA ITALIA TEK ERIKSEN/ Messi dhe “Super League”, ja fjalët më të klikuara të vitit 2021…

Delo.autor

“ICARDI TË DUA”/ Bashkëshortja e argjentinasit nuk përmbahet në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

NJË NATË PA GJUMË/ Festa zgjati deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali!

F.autor

Leave a Comment