Futboll Sport

Kroacia “zbarkon” në Moskë, 7 avionë charter sjellin 2 mijë fifozë shtesë

Rreth 4 milionë kroatë janë mbledhur sot para televizorit dhe në sheshe për të ndjekur finalen e Botërorit “Rusi 2018”, ku kombëtarja e tyre do të luajë ndaj Francës. Por mjaft tifozë kanë vendosur që ta ndjekin këtë sfidë “live” në Moskë, ndaj 2 mijë bileta më shumë janë prenotuar pak orë para finales nga tifozët kroatë.

7 avionë charter janë nisur sot nga aeroporti i Zagrebit direkt për Moskë edhe pse tifozët e dinë se mund të mos gjejnë biletë, por preferojnë të festojnë në rrugët e kryeqytetit rus. Këta tifozë do t’u bashkohen mijëra të tjerëve që ndodhen në Moskë prej ditësh për të mbështetur idhujt e tyre. Tifozët shpresojnë që të dalin me kokën lart në fund të finales.

Related posts

GODITI ME SHQELM FANELLËN/ Futbollisti i Kombëtares: Gjest i papranueshëm, por unë …

F.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E TRANSFERIMEVE/ Ja 7 lojtarë që u shitën dy herë në merkaton e verës

Delo.autor

PAMJET/ Momenti i dyshimtë që i dhuroi fitoren Spanjës ndaj Shqipërisë, shikoni pozicionin e Zhordi Albës te goli i dytë

F.autor

Leave a Comment