Futboll Sport

Fituesja e Kupës së Botës merr me vete një thes me para

Fituesja e Kupës së Botës do të udhëtojë në shtëpi me një thes me para. Dhe kjo sepse FIFA ka rezervuar për numrin 1 të planetit në futboll një çmim të majmë. Fituesja do të shpërblehet me 32.3 milionë euro, kurse nënkampionët e botës do të përfitojnë rreth 10 milionë euro më pak, 23.8 milionë euro.

Duhet thënë se milionat e shpërndarë nga FIFA për Botërorin “Rusi 2018” kalojnë çdo shpërblim të mëparshëm nga institucioni numër 1 i futbollit botëror. Përfaqësuesja e tretë më e mirë e turneut, Belgjika, përfitoi 20 milionë euro pas fitores kundër Anglisë

Në këtë event u shpërndanë 670 milionë euro për të gjitha kombëtaret, shifër më e lartë nga ajo e katër viteve më parë.

Ndërkohë futbollistët e Kroacisë deklaruan se nëse ata do të arrijnë që ta fitojnë trofeun, atëherë do të ngjyrosin flokët në kuadrate të bardhe dhe të kuqe, ngjyrat e flamurit kroat.

Related posts

Tirana nis projektin e Superiores, largim ”big” nga bardheblutë

Sadik.Autor

Gattuso: Derbi si finale Botërori, t’i ‘presim’ krahët Interit

Q.Autor

TRIUMFOJNË ME DYSHEN UZUNI-ÇOKAJ/ Lokomotiva i falet shqiptarëve dhe kap gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment