Futboll Sport

Mbape i barazoi rekordin, legjenda Pele e uron në rrjetet sociale

Kilian Mbape është një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë kupë bote. Lojtari i PSG-së arriti të fitonte çmimin “lojtari më i mirë i ri” i edicionit të Kupës së Botës në Rusi. Ndërkohë me golin e shënuar në finale përballë Kroacisë Mbape arrin rekordin e Peles duke u bërë lojtari i dytë adoleshent që shënon në një finale.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Pele në rrjetet sociale ku shkruan: “I dyti adoleshent që shënon një gol në një finale Botërori. Mirë se erdhe në grup klub Mbappe- është kënaqësi të kesh shoqëri!”

Related posts

Chiellini ‘besnik’ ndaj Juves, përgatit rinovimin në verë

Q.Autor

FENOMENAL EDHE NË STËRVITJE/ Shikoni si Messi turpëron gazetarin nga 50 metra larg

Sadik.Autor

“MË NGACMOJNË ME MESAZHE PRIVATE”/ Tifozja seksi zbulon emrat e futbollistëve që i shkruajnë

F.autor

Leave a Comment