Sport

Djokovic: Djali im më dha forcën për të fituar në Wimbledon

Turneu i parë i fituar për vitin 2018 për tenistin Novak Djokovic është grand slemi i Wimbledon, sukses që e kthen serbin në “top-10” më të mirët në botë. Për ish-numrin 1 nuk ka qenë aspak e lehtë rikthimi fitues, pas më shumë se një viti argjërim, për shkak të problemeve të ndryshme fizike që ka patur. Në Londër, Djokovic korri suksesin e tij të katërt, grand slem nr.13 në karrierë.

“Nuk ka vend më të bukur për t’u rikthyer protagonist se sa Wimbledon. Pata besim se do t’ia dilja sërish mbanë dhe tani jam fitues. Nuk ka qenë e lehtë, jam operuar, kam qenë larg fushave për një periudhë të gjatë, por ia dola mbanë. Ky turne është i veçantë dhe për herë të parë nga tribuna është dikursh që më thërret, “baba, baba”. Kjo është fantastike, jam i lumtur”, tha Djokovic.

Related posts

PREZANTOHET TEK REAL MADRID/ Mbrojtësi Alaba: Tek “Los Blancos” dua të jem vetvetja, jo të imitoj të tjerët

Delo.autor

DILEMAT MBI TË ARDHMEN E CR7/ Trajneri Zidane: Ronaldo tek Real Madrid? Kemi dashuri të madhe për të

Delo.autor

SINQERITETI NË MAKSIMUM/ D’Ambrosio e pranon: Romës iu MOHUA NJË PENALLTI te rasti i… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment