Futboll Sport

Valsi i portierëve, Donnarumma te Roma nëse ikën Allison

Portieri brazilian Allison mbetet dëshira e shumë skuadrave të mëdha në Europë, por Roma nuk ka ndërmend ta lërë të lirë 25-vjeçarin pa gjetur më parë zëvendësuesin e duhur. Ndaj dhe drejtuesit e klubit verdhekuq janë në bisedime me portierin e kombëtares italiane Gigi Donnarumma, për ta sjellë në kryeqytet sezonin e ardhshëm. Roma është gati të përdorë të gjitha paratë që do të arkëtojë nga shitja e portieri brazilian për të marrë 19-vjeçarin Donnaruma, që duket se e sheh qëndrimin në Serinë A si një zgjidhje optimale edhe për faktin se do të luante në Champions League sezonin tjetër.

Allison ka patur kërkesa që para Botërorit “Rusi 2018”, kryesisht nga Premier League, me Liverpool në “pole” për ta marrë dhe paratë që “reds” ofrojnë për të janë të mjaftueshme për të sjellë Donnarumma në “Olimpico”. Për këtë arsye, drejtuesit e Romës po bisedojnë me menaxherin e talentit 19-vjeçar Mino Raiola rreth mundësisë së transferimit të tij te verdhekuqtë. Skuadra e trajnerit Di Francesco favorizohet edhe nga fakti se Milani nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër, madje kuqezinjtë kanë nevojë për parà pas pezullimit nga UEFA dhe portieri mund të jetë i sakrifikuari.

Related posts

E FUNDIT NË LA LIGA/ Portieri Navas rinovon kontratën me Real Madridin deri më…

Delo.autor

FITORJA SPEKTAKOLARE NDAJ DINAMOS SË ZAGREBIT/ Pioli: Ishte një Milan i bukur, por duhet të përmirësohemi ende

F.autor

Formacionet zyrtare/ Kroatët në formë të jashtëzakonshme, danezët i besojnë Eriksenit

Sadik.Autor

Leave a Comment