Ekskluzive Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

LEGJIONARËT/ Yjet shqiptarë që shkëlqyen në fundjavë. Nga Ozuni tek Lilaj e Kamberi (GOLAT)

Florian Kamberit i mjaftuan katër minuta në ditën e djeshme për të gjetur golin e parë me fanellën e Rangers. Sulmuesi nuk ishte aktivizuar titullar nga trajneri Stiven Gerard, mirëpo britaniku vendosi ta hidhte në fushë vetëm në minutën e 46 për t’i dhënë një pjesë loje në dispozicion.

24-vjeçari ia shpërbleu besimin Xherrard teksa realizoi një gol spektakolar për t’iu dhënë barazimin momental të tijve që kishin pësuar në fillim nga skuadra e ST. Xhonston. Ndërkohë, në ndeshjen e kësaj jave të Ligës së Europës përballë Bragës, Kamberi pritet të nisë si titullar duke qenë se Xherrard nuk ka në dispozicion dy sulmues.

Por duket se kjo javë pati edhe lojtare të tjerë shqiptar që luajnë në botë të cilët kanë shënuar gola të bukur. Përmendim këtu Shkodra apo Qose. Alpesport.al ju sjell ato për ju.

Myrto Ozuni

Myrto Uzuni duket në një formë të shkëlqyer, teksa në ndeshjen ndaj Varazdinka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me ekipin e tij. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në minutën e 7’ për Lokomotivën e Zagrebit, teksa i ka dhënë avantazhin ekipit të tij, ku ia doli ta dërgojë topin në rrjetë pasi kishte ngelur në zonë pas një goditje këndi. Ekipi i shqiptari është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Varazdin në transfertë, teksa rrugën e golave e ka hapur beratasi.

Armando Broja

Talenti shqiptar, Armando Broja nuk ka të ndalur. Sulmuesi ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Çelsit. Kësaj here në derbin ndaj Arsenalit U-23. “Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të, ndërkohë që në të 32-të, shqiptari Armando Broja barazoi shifrat për 23-vjeçarët e Çelsit. Blutë e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, teksa në fundin e pjesës së parë, Gilmur përmbysi gjithçka.

Sabjen Lilaj

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze.

Related posts

Kinezët joshin Ronaldon, i ofrojnë 100 milion euro në sezon. Mësohet përgjigjja e CR7

Isa.Autor

Cungu ndryshon mendje, modifikon mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Isa.Autor

MONTELA NUK E HARRON MILANIN/ Mall kuqezi, çmendem për Higuainin

Isa.Autor

Leave a Comment