Futboll Sport

JOSEF BLATER/ “Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in”

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”. Është kjo cicërima në “Twitter” e ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut. “Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Related posts

SFIDA NË -27 GRADË CELCIUS/ Gashi bëri mirë që iku nga Colorado (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

GARAT E SHPEJTËSISË/ Pse asnjë femër nuk merr pjesë te Formula 1?

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mbappe ka refuzuar tri herë rinovimin me PSG, vigjëlon Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment