Futboll Premier League Sport

Joe Hart rikthehet te City, pjesë e skuadrës së Guardiolës në turneun amerikan

Portieri Joe Hart do të jetë pjesë e ekipit të Manchester City në turneun që kampionët e Premier League do të kryejnë në Amerikë gjatë dy javëve në vazhdim. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës ish-portieri i kombëtares angleze do të rikthehet te skuadra e City, ku do të provojë edhe një herë fatin. Dy vite më parë, trajneri pep Guardiola i mbylli derën 31-vjeçarit, që luajti një vit me Torinon dhe më pas me West Ham, gjithnjë në formë huazimi.

Por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të testuar sërish portierin, që do të udhëtojë në Amerikë me City edhe pse duket e vështirë që ai të jetë titullar. Ndaj pritet që pas turneut amerikan, Joe Hart të gjejë një skuadër tjetër, këtë herë jo më në formë huazimi për përfundimtare. Për shkak se nuk aktivizohet rregullisht, Joe Hart humbi jo vetëm vendin e titullarit në kombëtaren angleze por edhe nuk u përfshi fare në Botërorin që u luajt në Rusi.

Related posts

I JEP FUND DOMINIMIT TË PLESHTIT DHE CR7/ Luis Figo sponsorizon një mbrojtës për “Topin e Artë”, ja deklarata e bujshme

Delo.autor

ZYRTARE/ Atletiko Madrid rinovon me “yjet”, kontrata me “korrespodencë”

Isa.Autor

Kukësi më stadium të ri? Ka vetëm një mënyrë!

Sadik.Autor

Leave a Comment