Futboll La Liga

Kia Joorabchian, njeriu që qëndron pas transferimit të Coutinhos te Barcelona

Një nga njerëzit më të fuqishëm në botën e agjentëve të futbollit, ai kishte rol kyçë në transferimin e Philippe Coutinhos te Barcelona.

Emri i tij është Kia Joorabchian , një iranian 46-vjeçar i edukuar Angli, por që ka qenë hija e ish-yllit të Livepoolit për vite.

Në vitin 2004, ai ka krijuar Media Sports Investments një agjentësh për përfaqësimin e lojtarëve, përveç Couinhos, ata nën ombrellën e tyre kanë edhe lojtarë si David Luiz, Oscar, Carlos Tevez apo Marquinhos.

Joorabchian ishte njeriu që lëvizi Tevezin nga West Hami në Manchester Unitedi dhe pastaj kalimin e çuditshëm te Manchester City. Ai ka një raport të mrekullueshëm me Cityn dhe shumë skuadra tjera.

Po ashtu kompania e tij ka shumë vëzhgues që ndjekin talent anë e mbanë botës. Kia ishte së bashku me Countinho në ditën e tij më të lumtur, ditën kur kaloi te Barcelona.

Ai ishte gati ta transerojë Kakan te Man City, por në fund transferimi nuk u bë dhe kështu ish-fituesi i Topit të Artë kaloi te Real Madridi nga Milani. Po ashtu Marquinhon nga Corinthiansi te Roma, gjatë transferimit të fundit klubi italian e pagoi atë 4.5 milionë euro.

Një vit më vonë iraniani punoi dhe ia arriti ta transferojë brazilianin te Paris Saint Germani për 40 milionë euro.

Related posts

“LOJTARËT E MI I KAP VETËKËNAQËSIA”/ Flet trajneri Mema pas fitores: Doka gaboi te goli i pësuar, duhet të…

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT/ Mourinho: Thellësisht krenar që e kam udhëhequr Man Unitedin, besoj se…

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Arsenal- Man City, zbllokohet ndeshja me një GOL SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment