Futboll Seria A Sport

DORZOHET JUVENTUSI/ Lojtari brazilian shkon drejt PSG për 50 milionë euro…

Cristiano Ronaldo u transferua te Juventus për 100 milionë euro, por nuk ka të ngjarë të jetë manovra e vetme e madhe e bardhezinjve në merkaton e verës. “Zonja e Vjetër” është e interesuar për Marcelo dhe Darmian, ndërsa ka marrë Joao Cancelo për pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Ky është një sinjal që braziliani Alex Sandro mund të largohet dhe Paris Saint-Germain është në “pole position” për të marrë shërbimet e tij.

Sipas “Tuttomercatoweb.com”, Alex Sandro do të bashkohet me Gigi Buffon te kampionët e Francës. Shifra e transferimit? 50 milionë euro.

Kjo është shuma që i duhet Juves për të synuar blerjen e Marcelo, ose atë të Matteo Darmian si alternativë.

Related posts

Kupa e Italisë/ Hysaj mposhtet nga Berisha, Atalanta fitore historike ndaj Napolit

Q.Autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Devolli provon gjithçka. Krutanët të gjithë në sulm

Delo.autor

Blerim Xhemajli shënon gol kundër Panamasë

Sadik.Autor

Leave a Comment