Futboll Sport

“Dramë” në Uells, Shkëndija i bashkohet Kukësit në raundin e dytë të Champions

Pas Kukësit edhe Shkëndija e Tetovës do të jetë pjesë e turit të dytë kualifikues të Champions League.

Pavarësisht humbjes me rezultatin 4-0 ndaj uellsianëve të TNS, kuqezinjve i mjaftoi fitorja në takimin e parë të zhvilluar në “Filipi II” me shifrat e thella 5-0 për të kaluar më tej.

Një takim për tu harruar ai i zhvilluar në “Park Hall” të Osëestry, me TNS që shënoi plot 3 herë brënda 35 minutave të para. Dean Ebbe zhbllokoi shifrat pas 15 minutash lojë, ndërkohë që Daniel Redmond dhe Benjamin Cabango i dërguan shifrat në 3-0.

Në fraksionin e dytë, TNS dëshironte të përmbyste gjithçka, por goli i Kurtis Byrne në limitet e kohës së rregullt nuk i shërbeu uellsianëve ta dërgojnë sfidën drejt shtesave. Përfundimisht 4-0, por është Shkëndija ajo që buzëqesh në fund.

Në raundin tjetër Shkëndija do të pres fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Sheriff Tiraspol, me gjeorgjianët që vijnë më të avantazhuar, pas fitores 2-1 në 90 minutëshin e parë.

Related posts

Calderon i bindur/ Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventusin

Isa.Autor

NJË SHQIPTAR KUNDËR KOSOVËS/ Futbollisti gati të realizojë debutimin me Greqinë

Delo.autor

Çiklisti qëllohet me armë gjatë kohës që stërvitej në rrugë

Sadik.Autor

Leave a Comment