Futboll Sport

Armando Cungu: Skuadra po kalonte një ngërç psikologjik, pasi …

Kukësi arriti të siguroj për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Champions League, me verilindorët që kaluan jo pa vështirësi maltezët e Valletta-s, 0-0 në Shkodër dhe 1-1 në Maltë.

Pas barazimit në Mallë, tekniku “debutues” në stolin e Kukësit, Armando Cungu është shprehur i kënaqur për kalimin e turit por jo për lojën.

“Rikthimi tek Kukësi është me të vërtetë një emocion. Kukësi ka qënë gjithmonë një simpati e veçantë për mua, pas Vllaznisë, natyrshëm që na ka dhanë Kukësi këtë fat. Takimi sotëm ishte mjaft i vështirë duke parë dhe se opinioni publik na etiketonte si favorit dhe nga rezultati i ndeshjes së parë. Mendoj se mund të ketë pasur një ngërç psikologjik dhe presioni që Kukësit i duhej dhe ishte favorit. Nuk e mendonte kush se Kukësi nuk do ta kalonte Vallettan, që në fakt nuk ishte kështu, pasi për mendimin tim Valletta ishte ekip i mirë.”

Intervista e trajnerit Cungu pas mbarimit te ndeshjes Valletta FC 1 – 1 FK Kukesi

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Dienstag, 17. Juli 2018

Related posts

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Sadik.Autor

United shfaq interes për Ter Stegen, klubi anglez ofron 150 milionë euro për gjermanin

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Klopp zbulon arsyen pse zgjodhi Liverpool dhe tregon si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment