Champions League Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Nexhipi: Valeta nuk ishte e lehtë, s’ndalemi këtu

Kukësi do të luajë më 24 ose 25 korrik ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në bazë të shortit të hedhur që më 19 korrik, verilindorët do të luajnë në këtë tur me fituesin e çiftit Karabak (Azerbajxhan) – Olimpija Lubjana (Slloveni).

Ndeshja e parë në Slloveni është fituar 0-1 nga skuadra azere, ku prej vitesh luan kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Sot në orën 19:00 luhet ndeshja e kthimit në Baku dhe ekipi azer është dukshëm favorit. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në fushë, teksa Kukësi pret me ankth të mësojë kundërshtarin.

E sigurt është që Kukësi do të luajë ndeshjen e parë si pritës në “Loro Boriçi”, pra, më 24 ose 25 korrik. UEFA ka parashikuar që ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampioneve të zhvillohen më 31 korrik dhe 1 gusht. Për axhendën e plotë gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.

 

Related posts

Kupa e Botës/ Tifozët ndërtojnë “kështjellë” 4 metra të lartë me gota birre (VIDEO)

Sadik.Autor

SË BASHKU ME MIANIN DHE JUVENTUSIN/ Napoli shkruan historinë në Champions, bëhet ekipi i tretë italian që…

F.autor

JUVENTUS NIS PUNËN PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Kampionët e Italisë ofrojnë Ramsey për yllin e Tottenham…

Delo.autor

Leave a Comment