Futboll International La Liga

(FOTO) Dita e parë e Coutinhos te Barça, ja kush e ka mikpritur!

 

Philippe Coutinho ka takuar sot për herë të parë shokët e tij të rinj të skuadrës, te Barcelona. Braziliani, i cili u transferua vetëm para pak ditësh në ‘Camp Nou’, është shfaqur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re për të cilën ka kohë që përflitet.
Luis Suarez ka qenë ai që e ka pritur dhe i ka qëndruar më pranë yllit brazilian, kjo për shkak se të dy njihen mjaft mirë pasi kanë luajtur bashkë edhe te Liverpool. Më pas, Coutinho ka takuar me radhë Gerard Piquenë, patriotin e tij brazilian Paulinhon, por edhe trajnerin Valverde.
Gjithsesi, Coutinho nuk i është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitje, pasi vuan nga një dëmtim i lehtë në pulpë dhe pritet të debutojë në sfidën përballë Alavesit, të dielën e 28 janarit

                                                               

                                                                

Related posts

“TË DUA TITO, SHPIRTI YT DO TË…”/ Mesazh prekës i motrës së Emiliano Sala pas gjetjes së trupit (FOTO)

Delo.autor

“TRE VITE MË PARË ASKUSH NUK E BESONTE SE…”/ Bonucci karikon “axurrët”: Nuk do të ketë alibi për humbjen

Delo.autor

FINALJA/ Argjentina me një dorë te kupa! Shënon Lionel Messi dhe lë gjurmë…

F.autor

Leave a Comment