Futboll Seria A Sport

BEFASON mbrojtësi i Parmës: Ronaldon mund ta marr me SHKELMA gjatë ndeshjes

Bruno Alves do të jetë një nga mbrojtësat që sezonin e ri do të tentojë të ndalojë Cristiano Ronnaldon në “Seria A”. 36-vjeçari ka firmosur me Parmën dhe agjenti CR7, Jorge Mendes, ka përfituar për ta ftuar mbrojtësin në ceromoninë e prezantimit të Ronaldos te Juventusi.

Gjata darkës në të cilën ka qenë edhe mamaja e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Alves ka përfituar për të bërë një shaka: “Do të jetë bukur të luaj kundër tij këtë sezon, më ka ndodhur te Porto, kur jemi ndeshur me Mançester Junajtid. Gjatë darkës i kërkova nënës së tij lejen për t’i dhënë ndonjë shkelm Kristianos gjatë lojës. Ajo ma ka dhënë lejen dhe tani jam në rregull. Pas ndeshjes, miq si më parë’, – ka thënë Alvesh.

Kështu, Cristiano duhet të ketë kujdes gjatë ndeshjeve me Parmën, nëse kjo e fundit do të jetë në Serinë A. “I kam shpjeguar disa gjëra Cristianos. Ajo që mund të them është se ai është një fitues i lindur, është shumë i motivuar dhe do ta ndihmojë Juventusin”, – ka përfunduar Alvesh.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Skuadra e tij pësoi gol në frymën e fundit, shikoni reagimin e trajnerit të irrituar (VIDEO)

Delo.autor

Vëllaznimi kërkesë FFK: Duam të luajmë vetëm të dielën

Q.Autor

SPORTING NË KRIZË TË THELLË/ “Të Kuqtë” gati të marrë “THESARIN” e klubit…

Delo.autor

Leave a Comment