Champions League Futboll Sport

Kukësi “mbush” arkat, përfitime stratosferike edhe nëse dështon në turin e dytë

Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve i ka siguruar që tani 940 mijë euro të ardhura klubit të Kukësit. Edhe nëse verilindorët dështojnë në vijim në Champions, por gjithashtu edhe në turin e tretë të Ligës së Europës, e kanë të sigurt bonusin prej 940 mijë eurosh që shpërndan UEFA.

Nga ky moment, verilindorët vetëm mund të shtojnë të ardhurat në rast se kualifikohen më tej. UEFA jep për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve 280 mijë euro, ndërsa kësaj shume i shtohen edhe 380 mijë euro për turin e dytë në Champions. Në rast eliminimi në këtë raund, atëherë Kukësi shkon direkt në turin e tretë të Ligës së Europës. Kësisoj, vetëm nga pjesëmarrja në kompeticionin tjetër, i shtohen edhe 280 mijë euro. Në rast se kalon turin e tretë në Ligën e Europës, duke shkuar në “PlayOff”, atëherë Kukësit do t’i shtohen edhe 300 mijë euro të tjera.

Related posts

Neymar shënon katër gola, por vërshëllehet nga tifozët e PSG për shkak të Cavanit

Q.Autor

Rrëfimi i Tares, nga sporti te shëndeti: Dikur rrezikoja të vdisja

Q.Autor

Grezdën e duan në Kosovë, i publikojnë deklaratën që ka dhënë në vitin 2015 (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment