Futboll Seria A Sport

PROTAGONIST NË “RUSI 2018″/ Portieri i Meksikës i vetëofrohet Napolit…

Napolit i është dhënë mundësia për të blerë portierin e kombëtares së Meksikës, Guillermo Ochoa, për vetëm 3 milionë euro, sipas asaj që bën të ditur “TMW”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Ochoa është lakuar për kalimin në Serie A, teksa ai ka edhe një vit kontratë me Standard Liege.

Napoli ka marrë dy portierë nga Udinese, Alex Meret dhe Orestis Karnezis, por Meret që mendohej si titullar do të jetë i padishponueshëm deri në fillim të muajit tetor, si pasojë e një dëmtimi.

“Tuttomercatoweb” shkruan se 33-vjeçari Ochoa i është vetëofruar Napolit, pavarësisht se klubi i De Laurentiis ende nuk ka dhënë një përgjigje. Ochoa shkëlqeu me Meksikën në “Rusi 2018”.

Related posts

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

Të dashurat qëndrojnë pranë pilotëve në F1, ka nga ata që kanë 3 në sezon (FOTO)

Sadik.Autor

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Delo.autor

Leave a Comment