Futboll Sport

Shkëndija njeh rivalin, sfidon skuadrën që eliminoi Kukësin!

Shkëndija e Tetovës do të sfidojë moldavët e Sherif Tiraspol në turin e dytë kualifikues të UEFA Champions League. Ekipi që eliminoi me shumë fat Kukësin një vit më parë nga turi i dytë arriti të kualifikohej sërish në këtë raund falë suksesit 3-0 në sfidën e kthimit ndaj gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisit.

Kampionët e Moldavisë zhvleftësuan humbjen 2-1 të ndeshjes së parë duke triumfuar në shtëpi falë finalizimit të belgut Badibanga dhe 2-golëshit të brazilianit Joalisson. Një kundërshtar shumë më i vështirë ky për Shkëndijën krahasuar me uellsianët e TNS, pasi bëhet fjalë për një ekip që sezonin e kaluar mori pjesë në fazën e grupeve të Europa League madje deri në ndeshjen e fundit ishte në lojë për të kaluar grupin.

Megjithatë kuqezinjtë tetovarë kanë treguar gjatë dy viteve të fundit në Europë se janë një kockë e fortë dhe pavarsisht emrit të rivalit të radhës skuadra e Qatip Osmanit ka shanse për ta kaluar edhe këtë raund. Ndeshja e parë do të luhet në Shkup në datën 24 korrik.

Related posts

PO SHKËLQEN KËTË SEZON ME REAL MADRID/ Vinicius: Kontrata ime është e një 16 vjeçari, dua të rinovoj

Delo.autor

Inter-Roma, ndeshja e “San Siro”-s premton gola

Q.Autor

E PABESUESHME/ INTERI i ”bie nga KINA” për të marrë MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment