Futboll Sport

Roma kërkon sulmuesin e Milanit

Roma është fokusuar kah lojtari i Milanit, Suso, dhe ylli i Bordeauxit, Malcolm, për të cilin interesohen Interi dhe Evertoni.
Romakët priten t’i grumbullojnë 63 milionë euro plus 10 milionë bonuse me shitjen e Alisson Beckerit në Liverpool, transmeton Gazeta Express.

Caku i tyre kryesor ishte Domenico Berardi, por Sassuolo nuk e lëshon sulmuesin e saj pa 30 milionë euro.

Kështu që Suso është një kandidat i ri i drejtorit sportiv, Monchi.

Spanjolli ka qenë i lidhur edhe me Interin, Napolin dhe Chelsean në javët e fundit.

Një opsion tjetër për Romën është Malcolm, braziliani, i cili luan për Bordeaux dhe është në negociata me Evertonin.

Related posts

Operacioni ‘fshesa’ tek Interi, flet Spalletti: Ne vendosim për largimet, Cancelo po përmirësohet

Q.Autor

Pjanic: Buffon? Një nga lojtarët më të mëdhenj të gjitha kohërave

Sadik.Autor

DETAJI I VEÇANTË/ U kthye në stërvitje te Everton! Armando Broja ka ndryshuar komplet fizikun e tij

F.autor

Leave a Comment