Futboll Seria A Sport

Italia kundër Ronaldos në “San Siro”, ndeshja e katërt e Ligës së Kombeve

Stadiumi “San Siro” në Milano do të presë të shtunën e 17 nëntorit të këtij viti (ora 20:45) ndeshjen Itali-Portugali. Përballja e axurrëve me Cristiano Ronaldo & CO do të jetë sfida e katërt dhe e fundit në Ligën e Kombeve, një konkurrencë e re e UEFA-s, që do ta shohë Italinë të bëjë debutimin e saj të premten e 7 shtatorit në Bolonjë, me Poloninë, dhe pastaj do të vizitojë më 10 shtator Lisbonën, për t’u ndeshur me luzitanët, ndërsa më 14 tetor do të jetë në Chorzow, për përplasjen me ekipin kombëtar polak.

Statistikat – Në 57 lojra të luajtura në Milano, axurrët kanë egjistruar 37 fitore, 18 barazime dhe vetëm 2 humbje (në 1911 dhe 1925). Referuar ballafaqimeve të mëparshme me Portugalinë në Milano, Italia i ka fituar të gjitha (katër) sfidat e luajtura mes viteve 1929 dhe 1993. Kompeticioni i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, është ndarë në katër kategori, nga A në D. Italia është futur në grupin A, i cili përfshin 12 kombëtaret me renditjen më të lartë në UEFA.

Related posts

Vajza e Allegrit në Zanzibar, tifozët: Po të pa Ronaldo… (FOTO)

Isa.Autor

PAMJE TË RËNDA/ DUELI HISTORIK: Ja dëmtimi i syrit që tronditi botën e boksit (FOTO)

Isa.Autor

FRIKA NGA LARGIMET/ Ja projekti i Barcelonës me rinovime kontratash dhe klauzolat e KRIPURA

Isa.Autor

Leave a Comment