Futboll Sport

Pesë të huaj në fushë, shtohen klubet me kërkesë zyrtare

Nga sezoni në sezon, klubet shqiptare kanë ngritur zërin për rritjen e numrit të të huajve, që lejohen të jenë në fushë. Nga katër, kërkesa është për të qenë pesë të tillë. Para disa javësh, ishin vetëm dy kërkesa në FSHF, por me afrimin e nisjes së sezonit, janë bërë më shumë sesa gjysma e skuadrave që e duan diçka të tillë.

KËRKESAT- Sot në institucionin e futbollit, se bëhet fjalë për gjashtë skuadra të Kategorisë Superiore, që kanë kërkuar rritjen e numrit të të huajve në pesë të tillë për edicionin në vijim. Një vit më parë u bë ndryshimi i rregullit për lojtarët që vinin nga Maqedonia dhe për të mos përjashtuar asnjë shqiptar të Maqedonisë, asnjë nga ky shtet nuk konsiderohet si i huaj në Shqipëri.

EKIPET – Tirana dhe Partizani ishin dy klubet e para që u interesuan dhe bënë kërkesë në FSHF për rritjen e numrit të të huajve. Me kalimin e ditëve, u shtua numri dhe u bënë gjashtë nga dhjetë ekipet e Superiores me një kërkesë të tillë. Kamza, Luftëtari, Kastrioti dhe Skënderbeu i janë shtuar kësaj liste. Kjo kërkesë do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv, por më së pari, secili prej këtyre klubeve po injoron akademinë e vet me kërkesën e bërë…

Related posts

E BUJSHME/ Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes me Teutën, ja kush do e drejtojë skuadrën fierake…

Delo.autor

AL HILAL BEZDIS GUARDIOLËN/ 87 mln euro në vit për B.Silvan. City vihet në ndjekje të yllit të PSG

F.autor

“DO T’I ÇOJ NË…”/ Ish-e dashura e CR7 blen një skuadër futbolli dhe bën premtimin e madh

Delo.autor

Leave a Comment