Futboll Sport

NUK MË JEPNIN BUKË/ Ishte ndër më të paguarit te Skënderbeu, por ish-sulmuesi akuzon

Martin Nespor ishte një nga afrimet më të bujshme të Skënderbeut verën e kaluar, por sulmuesi çek pati shumë pak minuta dhe qëndroi për pjesën më të madhe në stol. Ish-trajneri Ilir Daja ishte pakënaqur nga impenjimi i Nespor, ndërsa u shpreh se ai nuk kishte kondicion fizik. Me afrimin e Ali Sowe, shanset e çekut për një vend në formacion u minimizuan edhe më shumë dhe pas disa muajsh ai u largua nga Skënderbeu. Tani Nespor është pjesë e ekipit Sigma Olomouc, dhe gjatë një interviste për mediat çeke ai e cilësoi aventurën te bardhekuqtë si më të tmerrshmen në karrierën e tij. Madje 28-vjeçari u shpreh se gjatë kësaj periudhe mendoi edhe të tërhiqej nga futbolli.

“Pas një sezoni aq të keq mendova edhe të tërhiqem nga futbolli. Për fat Sigma besoi tek unë dhe shpresoj të funksonojë. Do të vihem në provë dhe do të stërvitem fort për të treguar se vlej. Në Shqipëri nuk mora asnjë kacidhe dhe isha në ankth për të siguruar ushqimin. Është një eksperiencë jetësore. Them se duhet ta provojë çdokush për të kuptuar gjërat që ka. Ajo eksperiencë me ndryshoi shumë”, tha Nespor duke akuzuar në këtë mënyrë kampionët e Shqipërisë.

Gjatë aventurës me Skënderbeun, 28-vjeçari shënoi vetëm 3 gola dhe të tre në një ndeshje kundër Mamurrasit në Kupën e Shqipërisë. Në Superiore ai numëroi vetëm 11 minuta të luajtura, ndërsa në Europa League 22 minuta. Edhe pse ai ishte një nga lojtarët më të paguar të klubit, Daja nuk e preferonte në fushë. Afërisht një minutë e Nespor kishte vlerën e 1 mijë eurove për çdo minutë që luajti me Skënderbun.

Related posts

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Q.Autor

Tony Adams: Lojtarët e Tottenham mund t’i prishin botërorin Anglisë!

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Dikur shpallej kampion bote, trajneri i njohur firmos në kategorinë e dytë në Brazil

Delo.autor

Leave a Comment