Futboll Premier League Sport

Iku nga Stoke City/ Shaqirin e qorton ASHPËR shoku i tij, nuk lihet BETEJA…

Mesfushori i Stoke City-t, Charlie Adam duket i pakënaqur nga largimi i Xherdan Shaqirit, pasi skuadra ra nga Premier League. Ylli i përfaqësueses zvicerane u transferua së fundmi te Liverpool për 13.5 milionë paund, pas paraqitjes pozitive që ai bëri në Kupën e Botës me helvetet.

Adam nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat ndaj 26-vjeçarit, që sipas tij e braktisi ekipin kur kishte më shumë nevojë për të.

Në një intervistë për talkSPORT i tha: “Ishte njëri prej nesh? Oh, patjetër. Kur ndodhesh në një moment të vështirë, ti shiko lojtarët e tu të mëdhenj, ti do që ata të sjellin magji në një moment të sezonit, dhe në një kohë ne e ndjemë këtë që lojtarët e mëdhenj nuk u kthyen më. Po sigurisht, çdokush tjetër mund të ndihmojë, po jo të ashtuquajturit ‘lojtarë të mëdhenj’. Por, shikoni, ai tashmë ka ikur. Ne ecim para dhe shikojmë të ardhmen. E ardhmja tani për ne është Championship”.

Më tej ai foli edhe për objektivët e këtij sezoni, duke qenë se luajnë një kategori më poshtë dhe për rikthimin në elitën e futbollit britanik.

“Qëllimi ynë është të fitojmë kampionatin. Pritet që ta fitojmë këtë, e thjeshtë. Si një nga skuadrat që largohet nga Premier League, ne do të jemi favoritët më të mëdhenj. Ne kemi humbur vetëm Shaqirin nga sezoni i kaluar, kështu qe ne do të na shohin në letër si një nga skuadrat më të mira. Por, nëse nuk e tregojmë këtë vetë atëherë do të kemi para një sezon të vështirë dhe të gjatë. Duhet të fillojmë mirë këtë sezon dhe të arrijmë qëllimin tonë”- përfundoi lojtari.

Related posts

“DJAJTË E KUQ” NUK FITOJNË AS ME CR7/ Ja parashikimet e super-kompjuterit për Premier League…

Delo.autor

Shkëndija nuk ul ritmin, mposht pastër Rabotnickin

Sadik.Autor

U ELIMINUAN NGA CHAMPIONS/ Kampionët holandez mposhten edhe nga një 18-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment