Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ E ardhmja e Neymar varet nga Dybala…

Dyshime për të ardhmen e Neymar. Sipas asaj që ka bërë të ditur gazeta spanjolle “AS”, Paris SG nuk e konsideron më brazilianin si të pashitshëm. Në këtë mënyrë shtohen shtesat e Real Madrid dhe presidentit Florentino Perez, që nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të marrë numrin 10.

Gjithsesi, fjala e fundit i përket trajnerit të ri të Paris SG, Thomas Tuchel, i cili kërkon një alternativë të vlefshme dhe i ka hedhur sytë nga Paulo Dybala.

Klubi i presidentit Nasser Al-Khelaifi nuk do të lejojë largimin e Kylian Mbappe, i cili shkëlqeu në kampionatin botëror në Rusi. Pikërisht rritja e talentit francez është një nga arsyet që mund ta shtyjë Neymar të luajë në një ekip tjetër, për të mos përsëritur atë që ndodhi te Barcelona kur ishte nën hije e Leo Messi.

“Los Blancos”, prej kohësh të interesuar, mund të bëjnë një ofertë të majme, për t’i dhënë mundësinë Neymar të jetë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldo në “Bernabeu”. Por më parë duhet që Dybala t’i thotë “po” interesimit të PSG.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË TRAJNERIT SHKËMBI/ Ndryshimet në staf, ja dy largimet e radhës nga Teuta

Delo.autor

ZYRTARE/ Dalin rezultatet mjekësore, ja gjendja e Messit pas dëmtimit në fytyrë

Delo.autor

DERBI ITALIAN NË MERKATO/ Milot Rashica kërkohet me ngulm dy skuadrat e Serisë A, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment