Futboll Sport

Tirana pret Berishën, zyrtarizimi peng prej “gjyqit” me Vllazninë

Tirana pret Sedat Berishën. Nëse ai vjen, bardheblutë do të mbyllin një herë e mirë merkaton për defensivën. Shkupjani parimisht ka gjetur akordin me kryeqytetasit, megjithatë që të shkojnë drejt firmës, duhet të fitojë “lirinë” nga Vllaznia. 28-vjeçari ka paraqitur një shkresë në klubin shkodran ku pretendon 10 mijë detyrime të prapambetura.

Shkodranët vetë theksojnë se nuk bëhet fjalë për më shumë se 3 mijë euro, ndaj gjithçka ka mbetur pezull. Dhe nëse nuk i jepet drejtim, ekziston rreziku që qendërmbrojtësi të hapë edhe gjyq. “Divorci” duket më i sigurt se kurrë mes Berishës dhe Vllaznisë.

Por, pa u mbyllur kjo mesele, ai nuk mund të zyrtarizojë transferimin te Tirana dhe aq më pak të nisë stërvitjen me ekipin e ri. Kujtojmë që bardheblutë për qendrën kanë marrë edhe ganezin Vincent Atinga, ndërsa kanë në gatishmëri prej sezonit të kaluar edhe Marvin Turtullin me Klisman Caken. Nëse vjen shkupjani, ky sektor do të dublohej.

Related posts

JUVENTUS – SAMPDORIA/ Sfida midis dy bomberave të kampionatit italian

Delo.autor

“EKSPERIMENTAL” NDAJ VILLARREAL/ Zëvendësuesit e Ramosit dhe Benzemas nderojnë Zidane

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Pritet të hidhet shorti, Shqipëria ngjitet një vazo më lart

Delo.autor

Leave a Comment