Futboll

Çpo ndodh me Neymar? Braziliani lihet jashtë listës për ndeshjen e kupës

Paris Saint-Germain do të jetë përsëri pa Neymarin për ndeshje kundër Strasbourgut në kuadër të Kupës së Ligës, njofton klubi.

Trajneri Unai Emery njoftoi të hënën se lojtarit më të shtrenjtë në botë i është lejuar të rikthehet në Brazil për t’u marrë me një çështje familjare, transmeton Express.

Neymar mungoi në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Lille në fundjavë, për shkak të suspendimit, me Emeryin që tha të hënën se shpreson se ish-ylli i Barcelonës do të kthehet brenda tri apo katër ditëve.

Por, PSG e konfirmoi skuadrën për ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Strasbourgut dhe në të mungojnë Neymar, Thiago Silva, Thiago Motta, Adrien Rabiot dhe Layyin Kurzawa.

PSG e ka fituar Kupën e Ligës në katër sezonet e fundit.

Related posts

FOTOLAJM/ Xhaka fryn 27 qirinjtë e ditëlindjes, Graniti e surprizon me dhuratën e bërë

Sadik.Autor

DEL KUNDËR KRITIKËVE/ Mbrojtësi Alaba mbron pozicionin e vet tek Bayern Munich

Delo.autor

E çudishme por e vërtetë, ky futbollist i Barcelonës nuk i përdor rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment