Futboll Sport

LAJM I FUNDIT/ Milan me president të ri, largohet edhe Fasone

Është duke u zhvilluar asambleja e aksionerëve të Milanit. Ashtu siç pritej është kërkuar largimi i drejtuseve kinezë dhe gjithë Këshillit Administrativ.

Kjo kërkesë është aprovuar dhe Fasone nuk do të jetë me në krye të Milanit. Ndërkohë nga ana tjetër Paolo Scaroni është ai që do të jetë presidenti i Milanit. “Është një nder për mua. Nëse do ishte për Kapelin, që ishte romanist, imagjinoni për mua”, kanë qenë fjalët e tij të para.

Asambleja propozoi që ky bord të ishte në detyrë deri në 30 qershor të 2020. Skaroni do të jetë presidenti i 23-të në historinë kuqezi. Ky i fundit është një ndër më të besuarit e fondit “Elliott”, që së fundmi është ka marrë pronësinë e Milanit.
Skaroni njihet edhe si një tifoz i flaktë i Milanit.

 

Related posts

“ÇUDIRA NGA KOSOVA”/ 2 milionë tifozë kërkojnë bileta për ndeshjen ndaj Çekisë

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Lëvizje e bukur në zonë dhe topi ndalet në rrjetë, Kristal Abazaj gjen golin e parë (VIDEO)

Delo.autor

Trajneri i Romës nuk dorëzohet: Shans i madh, nuk do të mjaftojë të luajmë mirë vetëm 45 minuta

Q.Autor

Leave a Comment