Futboll

Përse Anglia nuk do të ketë asnjë arbitër në Botërorin Rusi 2018?

Për herë të parë që prej periudhës së pasluftës, Anglia nuk do të ketë përfaqësohet nga asnjë arbitër në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Rusi gjatë kësaj vere.

Mark Clattenburg ishte përfshirë në grupin e të parazgjedhurve që u hartua nga FIFA në vitin 2016, dhe ishte trajnuar për Botërorin, por ai vendosi të largohej nga Premier League, për të shkuar në Arabi Saudite.

Duke folur për “Sky Sport”, shefi i gjyqtarëve anglez, Mike Reily deklaroi se ndihej i zhgënjyer, pasi nuk ekzistonte asnjë mundësi për të zëvendësuar Clattenburgin.


“Është një zhgënjim, sepse ne ndihemi krenarë me ndeshjet ndërkombëtare që gjyqtarët tanë kanë drejtuar këto vitet e fundit. Nëse shikoni këto 10 vitet e fundit, asnjë vend nuk ka qenë më i suksesshëm se Anglia”, deklaroi Riley. Gjatë kohës që ai u largua në Arabinë Saudite, nuk kishte konkurs për të trajnuar gjyqtarët, prandaj nuk kishim mundësi për ta zëvendësuar atë”, përfundoi shefi i gjyqtarëve të FA-s.


Anglia ka një histori suksesi sa i përket kompeticioneve ndërkombëtare; Howard Webb gjykoi finalen e Botërorit në vitin 2010 midis Spanjës dhe Holandës. Duhen përmendur edhe: Jack Taylor (1974), William Ling (1950) dhe George Reader (1950). Clattenburg gjithashtu ishte ai që gjykoi finalen e Euro 2016, midis Francës dhe Portugalisë.

Related posts

Fassone akuzon UEFA-n: Vendimi për bilancin financiar, plotësisht politik!

Q.Autor

MERKATO E JANARIT/ Milan shfaq dëshirën për mbrojtësin e Tottenham, Conte i kërkon 25 milionë euro

Delo.autor

NËSE NUK IA DALIN ME HAZARD/ Real Madridi tenton akordin me yllin brazilian të Premier….

Delo.autor

Leave a Comment