Futboll Sport

Chelsea nis kontaktet me Higuain, Sarri do ribashkimin me argjentinasin

Chelsea ka nisur kontaktet fillestare me Juventusin për të marrë shërbimet e Gonzalo Higuain, raporton “Sky Italia”. Klubi bardhezi duhet ta shesë lojtarin argjentinas pas blerjes së Cristiano Ronaldos më parë, këtë muaj, në mënyrë që të përputhet me rregulloret financiare të “Fair Play”.

Pasi përfundoi nënshkrimin prej më shumë se 100 milionë euro të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, klubi kampion i Seria A duhet të shesë disa lojtarë, për shkak të rregullave të FFP të UEFA-s. Trajneri i ri i Chelsea, Maurizio Sarri, mendohet të jetë i interesuar për një ribashkim me Higuain, të cilin ai e arriti te Napoli.

Sulmuesi argjentinas shënoi 23 gola në 50 paraqitje të sezonit të kaluar me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 55 gola në 105 ndeshje, që nga transferimi në Torino. Chelsea është, gjithashtu, i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani, një lojtar tjetër që ka punuar me Sarrin më parë, tek Empoli.

Sarri e ka marrë tashmë Jorginho nga Seria A dhe e ka bërë pjesë të klubit në perëndim të Londrës, këtë verë, por Chelsea ende duhet të bëjë nënshkrime cilësore. Me portierin Thibaut Courtois, që pritet të largohet drejt Real Madridit, Chelsea po konsideron rinënshkrimin me Petr Cech, ose Kasper Schmeichel, sipas burimeve të “Sky Italia”.

Chelsea, i cili përfundoi jashtë Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, besohet se dëshiron ta mbajë Eden Hazardin, ndërsa Sarri ka insistuar kohët e fundit se dëshiron që lojtarët e tij më të fortë të qëndrojnë në klub: “Është e qartë që gjithmonë do të donim t’i mbanim të gjithë lojtarët më të fortë. Kjo është ajo që çdo menaxher dëshiron të bëjë, kjo është ajo që çdo klub dëshiron të bëjë. Por, ne do të duhet të shohim se si do të kalojë merkatoja e transferimeve gjatë ditëve të ardhshme”.

Related posts

Inter kërkon të përfitojë, shumë afër yllit të United

Sadik.Autor

MERRET VENDIMI/ Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Delo.autor

E ARDHMJA E ALLEGRIT NJË HAP LARG/ Zizu shtyn në kohë Chelsean, pret vetëm një telefonatë nga Agnelli

Delo.autor

Leave a Comment