Boks Sport

Kampionët shqiptarë protestojnë për vendlindjen, akt i lartë qytetarie nga vëllezërit KETA

Kampionët e Kick-Box Ismail dhe Gjetan Keta i janë bashkuar ditën e djeshme protestës së banorëve të Bulqizës për mbrojtjen e pyjeve të zonës nga prerjet e paligjshme.

Dy vëllezërit kanë vendosur kështu të mbështesin qytetarët e qytetit të tyre të lindjes në betejën e nisur së fundmi prej tyre për të kundërshtuar një vendim që i jep pyjet e zonës përreth në shfrytëzim për një kompani private. Vëllezërit Keta i janë drejtuar dhe me një mesazh publik të gjithëve në lidhje me këtë çështje.

“Nuk jam Ismail Keta në këtë rast, jam protestues, ashtu si gjithë bulqizakët, për të drejtën e vendlindjes sime, siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptar i vërtetë. Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe të krijohen mundësi për punëtorë në vendlindjen time, por jo të shkatërrohen pyjet për interesa private. Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari, durim, por dhe këmbëngulje, duke treguar që pronën, shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, u shpreh Ismail Keta.

Related posts

“KJO KOMBËTARE E DI SI FITOHET”/ Ish-trajneri Lippi: Italia? Gjithçka është e mundur me ata të dy

Delo.autor

ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori i Katarit, Nojer vendos përfundimisht për të ardhmen e tij te Gjermania

F.autor

“ME PSG-NË NJË FINALE E PARAKOHËSHME”/ Courtois: Ëndërroj Champions-in me Realin

Delo.autor

Leave a Comment