Futboll Premier League Sport

GIROUD mbran premtimin, do të qethet zero, por KUSHTI i vetëm është…

Olivier Zhirud, duket se do ta mbajë premtimin që kishte dhënë para Kupës së Botës, se në rast se Franca do të shpallej kampione, do të qethte flokët zero. Por tani, francezi ka vetëm një kusht.

Në një intervistë për TF1, Zhirud, i cili ka pasur shumë presion për të mbajtur premtimin, për më tepër pasi u shpall kampion bote pa goditur asnjëherë kuadratin e portës, dha fjalën që do t’i priste flokët. Në një moment, ishte edhe gazetari që me shaka, u afrua dhe tentoi ta qethte me makinë.

Por, Zhirud zbuloi se ka vetëm një kusht: “Kam vetëm diçka. Dhe dua ta respektoj. Gruaja dëshiron që unë t’i qeth flokët pas të dielës, ditë kur do pagëzojmë djalin tonë.”

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ronaldo për DËMTIMIN: Unë e njoh veten, do jem…

Delo.autor

Sytë nga KAS, ja kur pritet të dalë përgjigjja për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

DRAMË NË “ANFIELD”/ Newcastle ndal Liverpool në frymën e fundit dhe e lë jashtë zonës Champions

Delo.autor

Leave a Comment