Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU ME ROMËN/ Dy “gjigantët” anglezë duan turkun e verdhekuqve

Mes surprizave të sezonit të kaluar në Serie A nuk mund të mos përmendet emri i Cengiz Ünder, i ardhur te Roma në verën e kaluar dhe që “shpërtheu” sapo mbaroi periudhën e ambientimit me futbollin dhe gjuhën italiane.

Paraqitjet e turkut të lindur në vitin 1997 ka rënë në sytë e disa prej klubeve më të mëdha të Europës, me në krye Manchester City dhe Tottenham.

City donte ta merrte që para se të shkonte te Roma, kësisoj po vazhdon monitorimin e tij duke pritur momentin e duhur për ta sjellë në “Etihad”.

Ndërkohë, gazeta turke “Hurriyet” ka shkruar se Pochettino ka kërkuar nga drejtuesit e Tottenham të punojnë për blerjen e Ünder, edhe pse te londinezët, pas shpinës së Kane, ka futbollistë të tillë si Lucas Moura, Eriksen, Dele Alli, Lamela dhe Son.

Sivjet, Under do të qëndrojë te Roma, por sirenat angleze janë shtuar dhe kanë filluar të kumbojnë, verën e ardhshme do të nisë një “telenovelë”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Cagliari – Napoli (FOTO)

Q.Autor

Shkelmi që nxori në pension legjendën Vitor Belfort (VIDEO)

Sadik.Autor

ANGLI-DANIMARKË/ Sfida pritet e hapur nga të dyja ekipet në “Wembley” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment