Futboll La Liga

Largimi i sigurtë, Rafinha mendon opsionin ‘Inter’

Rafinha është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit për të kaluar në Itali të skuadra e Interit

Mesfushori brazilian, Rafinha dëshiron të ruaj gjasat e tij për një vend në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës, por e di se këtë nuk mund ta bëjë duke qëndruar në Barcelona.

Ai dëshiron të largohet gjatë janarit, për të gjetur një skuadër ku do të mund të luante rregullisht.

Sipas Mundo Deportivo, Rafinha është i gatshëm të huazohet në Inter dhe marrëveshja në mes të dy klubeve është shumë afër.

Inter do ta huazojë lojtarin deri në fund të sezonit, me mundësi blerje për 18 milionë euro.

Përveç tij, Inter e dëshiron edhe futbollistin tjetër të Barcelonës, anësorin spanjoll Gerard Deulofeu, i cili mund të largohet për një shumë nga 15 deri në 20 milionë euro.

Related posts

DËSHIRON RINOVIMIN/ Lumë ofertash për Subasic, qëndrimi te Monaco në dyshim!

Isa.Autor

Aguero: Çdo skuadër në botë do të donte të kishte një futbollist të tillë…

Q.Autor

Botërori i çudirave, Kryeministri Rama “plas” ironinë e rradhës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment