Futboll Premier League Sport

DEL E VËRTETA/ Sane thyen heshtjen, zbulon pse Low e la jashtë Botërorit

Leroy Sane thotë se i janë dhënë arsye të forta për mos-grumbullimin e tij në Kupën e Botës nga trajneri Joachim Low. Mesfushori i Manchester City-t ka qenë një përjashtim që ka shokuar të gjithë opinionin publik pas një sezoni fantastik te Qytetarët me 10 gola dhe 15 asiste.

Low mbetet në krye të Gjermanisë megjithëse skuadra e tij zhvilloi një Botëror për t’u harruar dhe 22-vjeçari nuk ka hatërmbetje ndaj trajnerit.

“Kam folur me Jogin për këtë çështje. Patjetër, edhe unë e kam pranuar vendimin,” shprehet Sane për Sky. “Ai më dha arsye të forta. Prandaj çdo gjë është në rregull. Ishte mëkat pasi skuadra nuk u paraqit ashtu siç duhet. Fatkeqësisht ata u eliminuam që në fazën e grupeve.”

Related posts

VIDEO/ Reali merr lojën nën kontroll, shënohet goli i katërt nga ky lojtar

Q.Autor

NJË TJETËR POLAK NË “SAN SIRO”/ Milan gati “goditjen” e radhës në Angli tek…

Delo.autor

E thërret Karius/ Shikoni si ASENSIO “ngacmon” DE GEAN para ndeshjes miqësore (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment