Futboll Sport

Chelsea paralajmëron Real: Për Hazard nuk ka asnjë pazar

Drejtuesit e Chelsea kanë bërë me dije se do të bëjnë gjithçka është e mundur për të mbajtur në skuadër sulmuesin belg Eden Hazard dhe se nuk do të bëjnë pazar me Real Madrid për ta lënë të lirë lojtarin me një çmim qesharak. Edhe pse skuadra “merengues” ka ofruar 170 milionë stërlina, “blutë” e Londrës kanë qenë kategorikë në përgjigjen e tyre: JO. Sipas londinezëve kjo shumë është shumë e ulët krahasuar me vlerën reale të lojtarit, ndaj kanë refuzuar kërkesën.

Real është në kërkim të dëshpëruar të një sulmuesi pas largimit të Cristiano Ronaldo dhe belgu Eden Hazard është objektivi kryesor, por duket se për Florentino Perez nuk ka për të qenë shumë e lehtë për t’ia marrë kolegut të tij Roman Abramovich lojtarin. Hazard ka ende edhe dy vite kontratë me Chelsea, çka i favorizon në transferimin e belgut, pasi u jep kohë “bluve” që të bisedojnë me lojtarin për rinovimin e kontratës. Gjithsesi, në rsat se oferta rritet situata mund të ndryshojë.

Related posts

Zbulohet kontrata e re për Buffon te Paris SG

Sadik.Autor

Iniesta: Coutinho nuk mund të më largojë nga Barcelona

Q.Autor

Ronaldo: Do të doja që Napoli të fitonte titullin

Q.Autor

Leave a Comment