Futboll Sport

Vettel: Hockenheim shans unik, fitore në garën e shtëpisë

Me Hamilton larg kreut për shkak të problemeve (do ta nisë garën nga vendi i 14-të) dhe me Raikkonen gati ta mbrojë nga ngacmimet e rivalëve, piloti gjerman Sebastian Vettel sheh se ka një mundësi të artë për të triumfuar sot në garën që zhvillohet në pistën e Hockenheim, në garën e shtëpisë. “E kuptova që në fillim se kam në duar një makinë Ferrari të shpejtë, arrita të marr nga makina maksimumin dhe ia dola mbanë duke siguruar “pole”. Tani është radha e garës”, tha piloti gjerman pak orë para fillimit të garës së Gjermanisë në Formula 1.

Vettel korri “pole” nr.55 në karrierën e tij, por fitorja në pistën e Hockenheim do ta shkëpuste edhe më shumë në renditje nga rivalët dhe jepte garanci për një pjesë të dytë të kampionatit më të qetë. “Adrenalina për këtë garë është e lartë, por duhet të shfrytëzoj në maksimum mundësitë që më janë dhënë në këtë garë, duke parë se Hamilton është pas. Nuk ka për të qenë e lehtë, është pistë e ngushtë dhe një gabim të kushton shumë. Këtu garoj pak kilometra larg shtëpisë time, ndaj nuk dua të zhgënjej fansat e shumtë. Duhet një garë tjetër e përkryer”, tha Vettel.

Related posts

Mbappe në gjurmët e Cristiano Ronaldos/ Sezonin e ardhshëm do të luajë me numrin e tij

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Barcelona merr një lajm të keq, mungon për sfidën e dyfishtë ylli…

Delo.autor

PJESË E NJË ORGANIZATE KRIMINALE/ Arrestohet PRESIDENTI i Federatës së këtij shteti

Isa.Autor

Leave a Comment