Futboll Sport

Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit bën start fantastik në Superligën e Danimarkës

Pas triumfit në Ligën e Parë daneze, Vejle e mesfushorëve shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli vazhdon të bindë e në Superligë.

Në 2 sfidat e para të kampionatit, skuadra e kuqe ka arritur të marrë një fitore në shtëpi dhe një barazim në transfertë ndaj nënkampionëve të Brondbit në takimin e zhvilluar sot.

Një meritë të madhe për suksesin e skuadrës kanë padyshim edhe 2 shqiptarët Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli. Që të dy janë aktivizuar si titullarë duke bërë paraqitshme të kënaqshme.

Ramadani është pjesë e Kombëtares A ndërsa Muçolli së fundmi ka qenë pjesë e Shpresave. Ai është vetëm 18-vjeç dhe është cilësuar si një talent tepër premtues. Sfidën e radhës skuadra e Vejles do ta luajë ndaj Arhus në shtëpi. Momentalisht ata ndodhen në vendin e tretë në renditje.

Related posts

SHËNOI NË NDESHJEN MË TË ÇUDITSHME TË HISTORISË/ Bruno Fernandes befason me fjalët e tij: Ne nuk jemi aq…

Delo.autor

Serie A, kur mund të luhet derbi Milan-Inter

Q.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Holandezët shumë pranë golit, shtylla shpëton portierin Lloris (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment