Futboll Sport

“NDOSHTA E FITOJMË BOTËRORIN ME NJË…”/ Mancini zgjedh fotografinë e 2021 dhe bën parashikimin

Roberto Mancini ka provuar të motivojë Italinë e tij në pritje të playoff-eve të marsit për një vend në Katar 2022:

“Na takon ne të dalim nga kjo situatë, por ajo që kemi bërë në verë nuk ka qenë e rastësishme. Kështu që duhet të besojmë dhe të japim gjithçka”, ka thënë Mancio në një intervistë të dhënë për Sportweek.

“Jorginho? Ka shënuar 2 penallti ndaj Aston Villa-s dhe ka shënuar gjashtë pas Zvicrës… Por nuk jam i zemëruar. Ai na ka dërguar në finale me Spanjën. Më pas ndoshta fitojmë Botërorin me një penallti të tijën, kushedi…”.

“Fotografia e 2021 është ajo pas finales me Anglinë, ku jemi të gjithë. Edhe pse në realitet mungojnë disa djem sepse kur them faleminderit mendoj për 50/60 futbollistët që kanë dhënë kontributin e tyre për të siguruar Europianin, që nga faza kualifikuese”.

Related posts

RREZIKOI SHUMË PËR KOMBËTAREN/ Luajti me injeksione! Po mjekohet në Romë

F.autor

JUVENTUS-MILAN/ E pabesueshme, sulmuesi Diaz ndëshkon “Zonjën e Vjetër” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PAS 7 MINUTASH LOJË/ Juniro Lago ndëshkon Real Madrid me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment