Futboll Seria A Sport

E DUAN TEK INTERI/ Strategjia e zikaltërve, për Vidalin duhet një sakrificë

Naingolan-Brozoviç dhe… Luçiano Spaleti dhe tifozët e Interit shpresojnë që të jetë Arturo Vidal, në mënyrë që të formojnë një treshe në mesfushë, të fortë dhe cilësore. Një tratativë që ka nisur të futet në situatë interesante dhe Interi po mendon mënyrën sesi do ta transferojë në Milano.

Kartoni i tij vlen maksimalisht 30 milionë euro dhe për këtë shifër Bajerni do ta linte të lirë, duke qenë se ka vetëm një vit kontratë dhe është jashtë planeve të trajnerit Kovaç. Dhe për të pasur një bilanc 0 nga afrimi i Vidalit, duhet që të largohet një lojtar nga mesfusha me të njëjtën vlerë. Për momentin, ai për të cilin ka oferta është Matias Vesino. Uruguaiani është ende me pushime për shkak të prezencës në Botëror me kombëtaren e tij, por ndoshta nuk do të rikthehet më në Milano. Për të ka pasur interesim nga skuadra e Çelsit dhe Sarri është gati të ofrojë pikërisht 30 milionë euro.

Duket më e vështirë “sakrifica” e Galjardinit, lojtar që edhe Spaleti do ta largonte me dëshirë (duke qenë se nuk po bind asnjë). Për ish-mesfushorin e Atalantës nuk ka oferta konkrete. Kjo është e vetmja mënyrë, ose më e lehta që Interi ta transferojë Vidalin dhe ta përfshijë në listën e Ligës së Kampionëve.

Related posts

LIVE/ Ka nisur takimi në “Olimpico”: Roma dhe Milani në kërkim të fitores

Q.Autor

BROJA NJË LOJTAR I MADH EDHE JASHTË FUSHE/ Shikoni çfarë bën sapo shikon një tifoz shqiptar në tribunë (FOTO)

Delo.autor

INTER ËSHTË PËR TU DUARTROKITUR/ Shikoni këto 30 sekonda kur futi Barcelonën në kuadrat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment