Futboll Sport

Prapaskena/ Futbollistët e Argjentinës i bëjnë puç trajnerit Sampaoli

Ka një krisje të madhe midis trajnerit Jorge Sampaoli dhe futbollistëve të Argjentinës. Marrëdhënia mes të dyja palëve është aq e tensionuar sa ata me vështirësi komunikojnë. Televizioni argjentinas Tyc Sports ka raportuar se ka pasur një përpjekje nga ana e senatorëve të skuadrës për t’ia marrë të gjitha kompetencat teknikut kilian.

Duke qenë se Sampaoli shikohet si përgjegjësi kryesor për dështimet nga Islandës dhe Kroacisë, liderët e skuadrës duan që ta kenë vetë situatën në kontroll. Propozimin e tyre ata ia bënë drejtuesve të federatës argjentinase të futbollit, ku presidenti Claudio Tapia në fillim e pranoi propozimin.

Duhet thënë se Sampaoli ka kontratë deri në vitin 2020 dhe institucionit numër 1 të futbollit në vend nuk i leverdis që ta shkarkojë atë dhe t’ia paguajë dëmshpërblimin prej 16 milionë euros.

Për këtë arsye lojtarët kërkuan që ai thjesht të zhvendoset në një qoshe, e vendimet t’i marrin ata.

Kur diçka e tillë iu bë me dije Sampaoli-t, ai nuk e pranoi. I rikujtoi edhe njëherë presidentit Tapia kontratën dhe të drejtat e tij, e ky i fundit u detyrua që të tërhiqej.

Raportimin e televizionit argjentinas e përgënjeshtroi vetë presidenti i federatës, por tifozët e Argjentinës janë në një ankth të madh se gjendja e komplikuar brenda ekipit do të sjellë një tjetër dështim në botëror, atë në takimin më të rëndësishëm të grupit kundër Nigerisë.

Sikur të mos mjaftonin gjithë problemet, tekniku argjentinas bëri një tjetër gafë. Në seancën stërvitore të sotme, pa dashur, ai tregoi me detaje planet taktike që ka në kokë për albiçelestet para sfidës kundër rivalëve afrikanë.

Nuk bëhet fjalë për 11 titullarë, por për dy ekipe me nga 7 lojtarë, ku gjithashtu ka shënime në lidhje me strategjinë e përdorur. Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se janë dy lojtarë, përfshirë Lionel Messi-n zëvendësues. Sfida me Nigerinë luhet të martën më 26 qershor.

Related posts

NUK BËN PJESË NË STOLIN E SHKODRANËVE”/ Safet Osja: Ja pse u largova nga Vllaznia

Delo.autor

Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Sadik.Autor

Manchester Siti luan “tenis” ndaj Hadërsfilldit, Aguero shënon tripletë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment